Live

Nainggolan largohet nga Interi

18:46 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Radja Nainggolan është prezantuar te ekipi i Cagliarit.

Futbollisti kaloi në formë huazimi nga ekipi i Interit. Lojtari ka luajtur edhe më parë te ekipi i Cagliarit.

“Nuk shkoi shumë dhe Nainggolan u kthye në Cagliari. Shpirti i tij luftarak dhe dëshira për ta ndihmuar skuadrën është e madhe”, thuhet në njoftimin e Cagliarit.

Futbollisti kishte kaluar nga Roma në Inter sezonin e kaluar por sic duket nuk bëri pjesë në planet e trajnerit Conte.

Shpërndaje në

U Kopjua