Deputeti i betuar i PDK-së, Nait Hasani, është parë në një afërsi me deputeten e betuar të VV-së, Albulena Haxhiun, njëherit emër i disahertë, për kandidate për kryeparlamentare.
Mirëpo, ndërsa dyshja po diskutonin, ka qenë Haxhiu ajo e cila ka shmangur mediat, duke iu drejtuar atyre se ‘’janë të zënë’’, transmeton klankosova.tv.
Kurse, ishte vet Nait Hasani ai i cili i tha Klan Kosovës, se temë e këtij diskutimi ishte organizimi i përvjetorit të Masakrës në burgun e Dubravës.
Sipas tij, ceremonia pritet të mbahet më 22 maj.