Në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë në Gjenevë të Zvicrës veprimtari i çështjes kombëtare, Ekrem Jashari, në moshën 74-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.
Trupi i të ndjerit pritet të përcillet për në Ferizaj nga Zvicra.
Atdhetari, Ekrem Jashari jetoi dhe veproi në Zvicër, ku ishte aktiv në organizimin dhe ndihmën për atdheun, duke u bërë urë lidhëse ndërmjet mërgatës shqiptare dhe luftës në Kosovë. Baca Ekrem u dallua për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj lirisë dhe çlirimit të Kosovës, duke dhënë gjithçka nga vetja në shërbim të çështjes kombëtare.