Live

Ndërmarrja “Pastrimi” i reagon Komunës së Prishtinës: Po tentohet të manipulohet

17:01 / 03 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar pas vendimit të Komunës së Prishtinës për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për krizën me mbeturinat.

“Pastrimi” përmes një njoftimi, thotë se “Rama po manipulon me mbeturinat për t’ua dhënë tenderët miqve të tij”.

Sipas tyre, kryetari i Prishtinës, deri sot, më 03.02.2025, në orën 09:00, nuk ka dorëzuar as kamionët dhe kontejnerët e blerë dhe as dokumentet e tyre për regjistrim.

“Vetëm pak para Konferencës, rreth orës 09:00, ai dorëzoi disa prej tyre, por jo të gjithë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme. Ky është një tjetër tregues i qartë i manovrave për të bllokuar shërbimet publike dhe për të krijuar kaos të qëllimshëm”, thuhet në këtë reagim.

Kjo ndërmarrje shton se i pari i kryeqytetit, ka kërkuar nga disa punëtorë të kësaj Kompanie që të njëjtit të sabotojnë shërbimin, vetëm “për të krijuar kaos” e siç thonë ata “për t’ja dhënë tenderin për grumbullimin e mbeturinave Kompanisë private”.

“Tani, si justifikim për këto dështime të qëllimshme, Komuna ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave – duke pretenduar se ‘Pastrimi’ nuk po e kryen punën si duhet. Të nderuar qytetarë, ne po punojmë pa pushim në 24 orë për 7 ditë të javës, me gjithë këto sfida dhe nuk dorëzohemi me të vetmin qëllim që Prishtinën ta pastrojmë nga mbeturinat”.

Tutje, Kompania “Pastrimi” ka akuzuar Komunën e Prishtinës se ka për synim hapjen e një tenderi me negocim, ku sipas tyre, ekzistojnë dyshime se fitues është një Kompani që siç thuhet ka tradicionalisht lidhje me pushtetin komunal.

“Nëse ndjekim të njëjtën logjikë, procedurat e hapura do të shmangen. Rregullorja e Kuvendit do të shkelet dhe tenderi do t’u jepet emrave të përzgjedhur, siç ka ndodhur në të kaluarën. Pra, e gjithë kjo nuk ka të bëjë me pastërtinë e qytetit, por me një betejë për tenderët dhe kontrollin mbi paratë publike.”, thuhet në deklaratën e Pastrimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...