Banori i përjashtuar i Big Brother VIP Albania, Jozi, i cili u skualifikua për shkak të gjuhës denigruese të përdorur ndaj Gjestit, ka reaguar për herë të parë.
Në një video të postuar në Instagram, ai u ka kërkuar falje publike shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit për gjuhën e përdorur.
Ai tha se me fjalët që ka përdorur nuk kishte si qëllim të prekte në plagë, por e ka thënë vetëm si shembull negativ që nuk duhet ndjekur.
“Ndiej një detyrim shpirtëror, patritotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit. Për t’ju kërkuar falje publike për këtë situatë e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekte plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ për të treguar që nuk duhet të jemi ata që ndjekin këtë rrugë. Kjo shprehej nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e dua me shpirt dhe me respekt përulem ndaj krejt vuajtjeve që kanë kaluar”, tha Jozi.