Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të takohet me presidentin e ShBA-së, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë gjatë ditës së sotme.
Kjo është hera e parë që dyshja takohet që nga një samit i NATO-s në Holandë muajin e kaluar, ku gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Rutte me shaka iu referua Trump si “Babi” – një referencë për punën e presidentit në ndërmjetësimin e një armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Ndonjëherë babi duhet të përdorë gjuhë të ashpër”, i tha Rutte Trumpit, ndërsa presidenti i ShBA-së përshkroi konfliktin Izrael-Iran.
Duket se Trump e ka përqafuar nofkën, me Shtëpinë e Bardhë që postoi “Shtëpia e babait”, në X ndërsa ai u kthye në SHBA pas samitit.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters pas konferencës për shtyp, Rutte tha se e përdori fjalën “baba” për të përshkruar se si disa aleatë e shohin SHBA-në, në vend të vetë Trump.
“Në Evropë, ndonjëherë dëgjoj vende që thonë: ‘Hej, Mark, a do të qëndrojë SHBA me ne?’ Dhe thashë se kjo tingëllon pak si një fëmijë i vogël që e pyet të atin: ‘Hej, a do të qëndrosh ende me familjen?’”, tha Rutte për median.
“Pra, në këtë kuptim, përdora babanë, (nuk është) se e quaja [residentin Trump baba.”