Situata me zjarre në rajonet e Kosovës nuk është stabilizuar ende.
Nga rajoni i Ferizajt, gazetarja e Klan Kosova, Altiana Zogaj, thotë se edhe sot ka pasur vatra aktive të zjarrit.
E ndodhur në stacionin e zjarrfikësve, Zogaj shton se zjarrfikësit janë duke u bërë gati që të nisen për një tjetër intervenim.
Sipas saj, në këtë stacion mungojnë shumë kushte që iu duhen zjarrfikësve.
Sakaq, Zogaj bëri të ditur se në rajonin e Ferizajt përgjatë muajit korrik kanë qenë afro 300 intervenime, gjersa në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 24 intervenime.
“Bazuar në informacionet që kemi marr nga zëvendëskomandanti i zjarrfikësve, gjendja nuk është shumë alarmante”, u shpreh Zogaj tutje.