Live

Në dy ditë, 30 gjoba dhe 10 motoçikleta të konfiskuara nga policia në Ferizaj 

11:39 / 22 Maj 2025

Nga Kosova Live

Brenda dy ditëve të fundit Policia e Ferizajt ka shqiptuar 30 gjoba dhe ka konfiskuar 10 motoçikleta, si pjesë e zbatimit të planit operativ “Motoçikleta 2025”.

Sipas policisë, masat janë marrë për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të rregullave të trafikut nga drejtuesit e motoçikletave, transmeton Klankosova.tv.

Ky plan, që ka nisur më 15 maj, synon rritjen e sigurisë në komunikacion dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në trafik.

Shpërndaje në

U Kopjua