Kalaja e Argjirosë në Gjirokastër eshte destinacioni kryesor kulturor në jug të Shqipërisë, duke regjistruar rritje të ndjeshme të vizitorëve edhe gjatë gjashtëmujorit të parë.
Me mbi 100 mijë turistë të huaj dhe vendas, kjo fortifikatë historike shërben si një pikë kyçe për turizmin historik dhe kulturor, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Turistet jane nga vende të ndryshme ndërsa risi janë vizitorët që vijnë nga Azia apo India,ndersa shifrat flasin për një rritje me 10 mijë vizitorë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vizitorët sfidojnë temperaturat e larta dhe relievin që te çon drejt këtij monumenti ndërsa në muajt në vijm pritet të ketë fluks edhe me te shtuar.
Kështjella Argjiro gjatë vitit të kaluar u cilësua si monumenti më i vizituar në rang vendi.