Live

Në KFOR bëhet transferimi i autoritetit të kontingjentit grek

17:18 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Zëvendës Komandanti i misionit të KFOR-it, Gjenerali i Brigadës Cahit Irican, kryesoi transferimin e autoritetit të kontingjentit grek.

Në një postim në Facebook, misioni i NATO-s njoftoi se krejt kjo u bë në shtabin e KFOR-it, në Kampin Film City në Pristinë.

“Gjatë ceremonisë, Gjenerali Irican falënderoi ushtarët e gardës greke për përkushtimin e tyre dhe theksoi nivelet e larta të gatishmërisë dhe profesionalizmit të demonstruar”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Shpërndaje në

U Kopjua