Live

Në kohë fushate, VV përmend edhe UÇK-istët në Hagë, thonë se presin lirimin e tyre

12:18 / 19 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Qeveria në detyrë e Kosovës, mbajti një mbledhje të premten, ku mori disa vendime për shpronësime tokash e të ngjashme.

Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, në një konferencë për media pas kësaj mbledhjeje, u përball me pyetje të gazetarëve, raporton Klankosova.tv.

Ai u pyet se pse këto vendime po merren në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, duke u pyetur nëse po keqpërdoren resurset e shtetit për këtë çështje.

Murati tha se mbledhjet e qeverisë mbahen çdo dy javë, duke hedhur poshtë këtë pretendim.

Duke qenë në kohë fushate, ministri në detyrë i Financave foli edhe për gjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, për të cilët tha se besojnë në pafajësinë e tyre.

“Ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë në pafajësinë, pra që gjykata megjithatë të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për të gjithë ata që po gjykohen atje, dhe të kthehen këtu, dhe pastaj janë çështje të tjera ato që kanë ndodhur gjatë procesit të qeverisjeve”, tha Murati, teksa shtoi se “besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së”.

Shpërndaje në

U Kopjua