Live

Në muajin shkurt nis IVF-ja në QKUK: Deri më tani konsultimet i kanë kryer rreth 300 çifte

16:13 / 24 Janar 2025

Nga Kosova Live

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se ka filluar realizimi i projektit të Frytnimit të Asistuar Mjekësor (IVF) dhe se në shkurt pritet të fillohet me stimulim të vezoreve tek rastet e para, e më pas edhe aplikimet e para të IVF-së

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, është bërë e ditur se deri tash konsultimet i kanë kryer rreth 300 çifte.

“Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton të gjithë qytetarët se projekti e Frytnimit te Asistuar Mjekësor (IVF), po realizohet sipas Planit të Veprimit, e që është i ndarë në disa faza. Për shkak të interesimit të madh, fillimisht  bëhet përzgjedhja dhe klasifikimeve i rasteve, ku deri më tani konsultimet i kanë kryer reth 300 qifte. Gjatë muajit shkurt, sipas planit të veprimit, pritet të fillohet me stimulim të vezoreve tek rastet para, dhe në fazën tjetër fillojnë aplikimet e para të IVF”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...