Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u përgjigjet live pyetjeve të adresuara në platformat sociale, teksa ndodhet në makinë rrugës për një tjetër takim përmbyllës elektoral.
Ndërsa e ndan vetëm pak kohë Shqipërinë nga dita finale e zgjedhjeve, Rama shprehet i bindur për fitoren, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv.
“Anest nuk është pyetja a do fitojmë, por sa do fitojmë. A do fitojmë kjo nuk është pyetje, përgjigjja është që nuk ka diskutim që do fitojmë, por pyetja është sa do fitojmë? Kush do fitojë? Këneta, apo bufi? Bufi, një politikan i lashtë si gjetje arkeologjike që vjen vërdallë i pashpresë, i dëshpëruar, që rri dhe nuk shkon në shtëpi për hallin e tij”, tha Rama teksa i përgjigjej një prej pyetjeve.