Mbërrijnë në qarkun e Elbasanit materialet zgjedhore, nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.
Materialet zgjedhore do shpërndahen nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë në dy nga katër KZAZ të bashkisë Elbasan, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv.
Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.