Nga 23 e deri më 25 qershor do të mbahet Samiti i Aleancës Veriatlantike në Hagë.
Aty, në mesin e shumë pjesëmarrësve do të jetë edhe Nënsekretari i ShBA-së për kontrollin e armëve dhe sigurinë ndërkombëtare Brent T. Christensen.
Christensen do të marrë pjesë në Forumin e Industrisë së Mbrojtjes të Samitit të NATO-s (NSDIF).
Zyrtari i lartë amerikan, do të marrë pjesë në seancat plenare të fokusuara në forcimin e industrisë së NATO-s dhe bashkëpunimit translantik.
Ai gjithashtu do të takohet me përfaqësues të industrisë së mbrojtjes amerikane, evropiane dhe Indo-Paqësorit, dhe do të marrë pjesë në një ngjarje të sponsorizuar nga Dhoma e Tregtisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, ai në Hagë do të takohet gjithashtu me zyrtarë të qeverisë holandeze nga Ministritë e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes për të diskutuar çështje dypalëshe dhe shumëpalëshe të sigurisë.