Live

Nënshkruhet Lista e re e Barnave Esenciale, 70 produkte të reja pjesë e saj

14:03 / 23 Maj 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Shëndetësisë  Arben Vitia, ka nënshkruar Listën e re të Barnave Esenciale për të cilën për herë të parë janë ndarë 60 milionë euro nga buxheti i vitit 2023, në shërbim të lehtësimit të jetës së qytetarëve.

Në këtë dyfishim të buxhetit,  përfshihen edhe 70 produkte të reja për trajtimin e sëmundjeve.

Lista Esenciale e Barnave që është aprovuar nga Ministri i Shëndetësisë, është publike dhe mund ta gjeni në faqen zyrtare të MSh, në linkun e mëposhtëm.

Shpërndaje në

U Kopjua