Komuna e Drenasit, nën patronatin e kryetarit, Ramiz Lladrovci, organizon nesër përuimin e shtatores së heroit Asllan Fazliu.
Kjo komunë njofton se ceremonia do të mbahet në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, me fillim nga ora 11:00, transmeton Klankosova.tv.
Manifestimi përkujton jetën dhe veprën e heroit Asllan Fazliu, një ndër figurat e shquara të luftës për lirinë e Kosovës. Vendosja e shtatores së tij është një shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për sakrificën dhe kontributin e tij.
Komuna e Drenasit ka ftuar qytetarët, familjarët dhe bashkëluftëtarët të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore.