Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, foli me gazetarët jashtë Spitalit Soroka në Beersheba, i cili u godit më parë nga një raketë iraniane.
Duke folur për rolin e SHBA-së në rajon, Netanyahu theksoi besimin e tij tek presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Presidenti Trump do të bëjë atë që është më e mira për Amerikën. Unë i besoj gjykimit të tij – ai është një mik i jashtëzakonshëm, një udhëheqës i jashtëzakonshëm botëror, një mik i jashtëzakonshëm i Izraelit dhe popullit hebre”, tha Netanyahu.
“Dhe ne do të bëjmë atë që duhet të bëjmë – dhe po e bëjmë. Ne jemi të përkushtuar për të shkatërruar kërcënimin e shfarosjes bërthamore që varet mbi Izraelin”, tha ai.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Izrael, shkruan the Guardian.
“Duhet të them se partneriteti me SHBA-në, partneriteti me presidentin Trump, me të cilin flas pothuajse çdo ditë – është i pabesueshëm. Mendoj se vendosmëria e tij dhe qartësia e tij kur thotë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore – është e padiskutueshme”.
“Për ta arritur këtë, Irani nuk duhet të pasurojë uranium. Është kaq e thjeshtë”, vazhdoi Netanyahu.
“Ai u dha atyre një shans për të negociuar, dhe ata vazhduan ta pengonin. Dhe ju nuk duhet ta pengoni Donald Trump – ai e di lojën”.
“Mendoj se të dy jemi të përkushtuar që Irani të mos ketë armë bërthamore. Dhe nuk do të ketë.”
I pyetur nëse SHBAdo t’i bashkohej sulmeve, Netanyahu tha se ishte vetëm vendim i presidentit Trump, por shtoi se SHBA tashmë po ndihmonte shumë, veçanërisht në mbrojtjen e hapësirës ajrore izraelite.
Ai u ankua se djali i tij duhej ta anulonte dasmën e tij dy herë për shkak të alarmeve.
“Djali im Avner duhej ta anulonte dasmën e tij për herë të dytë për shkak të kërcënimeve me raketa”.