Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vrasja e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, do ta përfundonte konfiktin, raporton “The Guardian”.
Netanyahu e ka bërë këtë deklaratë teksa po pyetej lidhur me raportimet për “veto-n” e Presidentit të ShBA’së, Donald Trump, ndaj një plani izrealit për ta vrarë Khamenein.
Ai ka deklaruar se vrasja e Khameneit nuk do të “përshkallëzonte konfliktin,” por përkundrazi do ta “përfundonte atë”.
Madje, ka thënë se janë të hapur për ta targetuar Khamenein.