Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të hakmerret kundër grupit Houthi pasi një raketë e lëshuar nga grupi goditi aeroportin kryesor të Izraelit.
Netanyahu përmendi sulme kundër grupit, duke thënë: “Ne sulmuam në të kaluarën, do të sulmojmë edhe në të ardhmen”.
Raketa, e lëshuar nga Jemeni nga grupi i mbështetur nga Irani, ra pranë terminalit kryesor të aeroportit Ben Gurion të dielën në mëngjes, thanë autoritetet izraelite.
Katër persona u plagosën nga shpërthimi, ndërsa dy të tjerë u plagosën gjatë rrugës për në një strehë, raportuan mediat izraelite, duke cituar shërbimet e emergjencës.
Zëdhënësi ushtarak i Huthit, Yahya Saree, tha në një deklaratë televizive se aeroporti izraelit “nuk ishte më i sigurt për udhëtime ajrore”.
Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha në një deklaratë: “Kushdo që na godet, ne do ta godasim shtatë herë më fort”.
Aeroporti tani është rihapur për fluturime, pasi i ndaloi ato përkohësisht – megjithëse disa linja ajrore të mëdha, përfshirë Lufthansa, Air France dhe Delta, anuluan fluturimet e së dielës për në dhe nga aeroporti.
Sirenat u aktivizuan në disa pjesë të vendit ndërsa raketa po afrohej – dhe Forcat Ajrore Izraelite thanë se po hetonin dështimin për ta kapur atë, shkruan BBC.