Live

Ngritet aktakuzë ndaj personit që shqeu Kuranin në Prizren

14:25 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Ismet Popajt, për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Njëkohësisht, PSRKS ka propozuar edhe masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 03.03.2025, në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve  fetare. Hetimet kanë rezultuar se I.P. e ka grisur dhe e ka shpërndarë në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke shkaktuar mllef të madh te komuniteti islam dhe duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet grupeve me ideologji të ndryshme fetare”, thuhet në njoftimin e PSRK-së transmeton Klankosova.tv.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, meqenëse aftësia e tij, në kohën e kryerjes së veprës penale, për të gjykuar dhe kontrolluar veprimet e veta ka qenë e zvogëluar në shkallë esenciale.

Shpërndaje në

U Kopjua