Bernard Nikaj nga PDK-ja ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin lidhur me deklaratat që ai i bëri për opozitën.
Nikaj tha ”kryeministri po rren” teksa shtoi se ”opozita do jetë më e fortë se që ai mendon”.
”Do ti them tri gjëra, e para Kurti po rren, e dyta nëse Kurti do të ishte i bindur që me shkuarjen në zgjedhje do zhdukje opozita ne do shkojmë në zgjedhje të dielën e ardhshme. Por për çfarë i vyen kryeministrit opozita?, Kryeministri Kurti është një lider që nuk ka nevojë për askënd as për opozitën e as mediat. Kurti po rren se po të ishte i bindur që do zhdukej opozita ne do shkonim në zgjedhje brenda 45 ditëve si është me ligj, por ai e dinë që nuk zhduket opozita bile opozita do bëhet më e forte se sa ai mendon”, tha Nikaj.
Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që bëri ditë më parë për opozitën, Nikaj në RTV21 tha se kryeministri nuk është i bindur për zhdukjen e opozitës.
Sipas Nikajt, ”se po të ishte Kurti i bindur për zhdukjen e opozitës ne do shkonim në zgjedhje brenda 45 ditëve si është me ligj, por ai e dinë qe nuk zhduket opozita bile opozita do behet me e forte se sa ai mendon”.