Live

Nis numërimi i votave për deputetë edhe në Ferizaj, procesi po vazhdon edhe në 18 komuna tjera

09:58 / 13 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë edhe në Qendrën Komunale të Numërimit në Ferizaj, njëkohësisht edhe verifikimi i rezultateve të partive.

Nga ora 08:00, sipas njoftimit të KQZ’së ka vazhduar numërimi edhe në komunat tjera.

“Në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit. Gjithashtu, procesin e numërimit e ka filluar edhe Qendra Komunale e Numërimit në Ferizaj, ndërkaq për qendrat tjera të cilat do të fillojnë procesin e numërimit do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua