Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në sallën plenare, ku do të tentojnë për herë të 52-të të gjejnë rrugën drejt konstituimit të legjislaturës së re.
Ky vazhdim i seancës konstituive është tentimi i fundit, sipas rregullit të deritashëm ku seancat janë mbajtur çdo 48 orë, para skadimit të afatit kushtetues. Aktgjykimi i shpallur më 26 qershor nga Gjykata Kushtetuese tha se deputetët kanë afat 30 ditë për të konstiuuar Kuvendin.
Megjithatë, në rast se në seancën e sotme nuk arrihet tejkalimi i ngërçit, deputetët kanë mundësi që deri nesër të mblidhen sërish.
Në këtë seancë po merr pjesë edhe kori diplomatik i akredituar në Kosovë.