Live

Një amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris

17:16 / 25 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një amerikane e cila ishte në një udhëtim në Evropë është arrestuar pasi pretendohet se ka hedhur nga dritarja e hotelit foshnjën e porsalindur në Paris. Foshnja ka vdekur.

Policia po e heton rastin si vrasje e fëmijës. Autoritetet po e shqyrtojnë mundësinë që rasti të ketë të bëjë me atë që njihet si “mohim i shtatzënisë”, një gjendje kur gruaja është e pavetëdijshme ose në mohim për shtatzëninë e saj deri në lindje, raportoi Guardian. 

Foshnjën raportohet se e hodhi nga dritarja e një dhome në katin e dytë të hënën në mëngjes. Ekipet e shpëtimit e dërguan në spital, por foshnja kishte vdekur.

Gruaja po udhëtonte në Evropë nga SHBA-ja me një grup të rinjsh. Ajo u dërgua në spital për trajtim mjekësor pas lindjes dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua