Live

Një delegacion prej 18 anëtarësh i Këshillit të Evropës do t’i vëzhgojë zgjedhjet e 9 shkurtit

17:57 / 03 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një delegacion prej 18 anëtarësh nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës do të niset për Kosovë për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Kosovë që mbahen të dielen e 9 shkurtit.

Po ashtu, në mesin e tyre, do të jetë edhe një grup përfaqësuses i Komisionit të Venecias i përbërë prej ekspertësh ligjor të pavarur.

Njoftimi i PACE-it:

Strasburg, 03.02.2025 – Një delegacion prej 18 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Petra Bayr (Austri, KOS), do të udhëtojë në Kosovë nga data 7 deri më 10 shkurt për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvend të Kosovës më 9 shkurt.

Delegacioni do të takohet me liderët dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike, me kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me Kryevëzhguesin e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe me ekipin e tij kryesor, me Komisionin e Pavarur të Mediave, si dhe me përfaqësues të media dhe shoqëria civile, përpara se të vëzhgonin votimin më 9 shkurt.

Një përfaqësues i Komisionit të Venecias – grupi i ekspertëve të pavarur ligjorë të Këshillit të Evropës – do të ofrojë këshilla ligjore gjatë misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të Kuvendit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...