Live

Një ditë pas protestës, PSD kërkon lirimin e aktivistëve e ofron dëshmi për dhunën nga Policia

14:18 / 30 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së djeshme Partia Social Demokrate e Kosovës mbajti një protestë kundër vizitës së kryetarës së Gjykatës Speciale.

Në këtë protestë u arrestuan kryetari i PSD-së, Dardan Molliqa, Nol Nushi dhe disa nga aktivistët tjerë të kësaj partie.

Lidhur me këtë sot PSD ka mbajtur konferencë për medie, duke kërkuar lirimin e kryetarit Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistëve të kësaj partie.

Anëtar i Kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj, ka prezantuar me fotografi siç tha dhunën e përdorur nga Policia e Kosovës gjatë protestës. Sipas tij, në arrestimin e aktivistëve përveç policëve është përfshirë edhe një person i sigurimit privat  të hotelit ku ka qëndruar Trendafilova.

Kukaj tha se nuk janë përdorur armë nga aktivistët, por nga Policia e Kosovës. Ai kërkoi prej Prokurorisë dhe Policisë që të merren për bazë faktet dhe të zbardhet e vërteta.

“Fillimisht asnjë zyrtar apo civilë, përjashtim gazetarëve dhe aktivistëve nuk është i lënduar. 6 aktivistë janë arrestuar, sot janë burg për arsyen e vetme që kanë protestuar. Pra ne dje vetëm kemi shpreh kundërshtimin tonë ndaj një gjykatë që e cilësojmë të padrejtë për arsyeje që tashmë janë të njohura.Për atë që kemi marrë informata vepra për të cilën po dyshohet është përdorimi i armës të rrezikshëm kjo është vepër penale për të cilën ata dyshohet. Ajo cka është përdoruar prej anës protestave nuk janë përdoru armë. Mjete piroteknike ato që jenë petarda. Ato janë tymos që përdoren në ndeshje sportive atë zhurmë që e keni ndje këto nuk përbejnë armë. Nuk ka vepër penale, nuk janë përdor prej anës tonë armë. Frikën që e kem duam me nda me ju. Bombolat e gazit kanë qenë të përdoruara prej anës së Policës kundër protestuesve”, tha Kukaj.

Theksojmë se Prokuroria ka vendosur që aktivistëve të PSD-së të ju shqipëtojë masën prej 48 orë ndalim./kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua