Një gruaje në Mitrovicë të veriut i është marrë me dhunë celulari që e mbante në dorë nga ish i dashuri i saj.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari e ka tërhequr për dore viktimën dhe i ka marrë telefonin.
Palët ishin përcjellë për në stacionin policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar.
“Mitrovicë Veri 23.05.2025 – 12:00. Raportohet se femër kosovare, është ndalur në rrugë nga ish – i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili e ka tërhequr për dorës dhe i ka marrë telefonin. Palët janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit ne konsultim me prokurorin janë liruar dhe rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt”, njofton PK.