Live

Një grup veteranësh paralajmërojnë protestë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)

10:13 / 12 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Në ditën kur Kosova shënon 26-vjetorin e çlirimit, një grup veteranësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vendosur të protestojnë, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Mes tyre është edhe veterani Zenel Kryeziu, i cili foli për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke shpjeguar arsyet e kësaj proteste simbolike.

“E kemi parë të arsyeshme, dhe pak na ka kaluar ajo revolta, sepse ka shumë vite që luftëtarët e çlirimit të këtij vendi po abuzohen, po nënçmohen dhe nuk nderohen. Bile së paku, një shenjë respekti nga një numër i madh i njerëzimit mungon”, tha Kryeziu, transmeton Klankosova.tv.

“Kemi vendosur që në Ditën e Çlirimit të bëjmë thirrje për të gjithë të dalurit nga lufta dhe të tjerët që të organizohemi dhe të bëjmë protesta deri në lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga. Sepse me të vërtetë po na bëhen padrejtësi atje, po mbahen me akuza të pavërteta”, shtoi ai.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:

Shpërndaje në

U Kopjua