Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Gllarevë.
Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar kolona të gjata.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Reth orës 16:40 ka ndodhur një aksident në Gllarevë të Klinës ndërmjet dy veturave”, tha Gashi për Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se aktualisht raportohet për një person të lënduar si pasojë e aksidentit.