Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë që ndodhi herët në mëngjes në një kompani në Gjermaninë jug-qendrore.
Incidenti ndodhi në ambientet e kompanisë së shërbimeve Ueberlandwerk Rhoen, e cila ndodhet në Rrugën Sondheimer në qytetin bavarez Mellrichstadt.
Policia dhe ndihma e shpejtë u përgjigjën menjëherë pas njoftimit për sulmin, njofton Klankosova.tv.
Reuters raportoi se viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shumta me thikë në pjesën e sipërme të trupit, përfshirë qafën, përcjell Insajderi.
Një zëdhënës i kompanisë refuzoi të komentojë për ngjarjen, ndërsa policia konfirmoi sulmin, megjithëse nuk e specifikoi emrin e kompanisë.
Autori i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe është marrë në paraburgim për t’u intervistuar nga autoritetet.
Deri më tani, motivi i sulmit mbetet i panjohur, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.