Live

Një pije alkoolike për një votë, Kurti “çartet” në diskotekë (VIDEO)

20:05 / 03 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Belesh hyrja e belesh pijet. Vetëvendosja e hapi zemrën për rininë kosovare, nuk dihet me paratë e shtetit apo nga kuleta e partisë që ai e drejton.

Si kryeministër i vendit, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që me një pije të marrë votat e rreth 2 mijë të rinjve që i kishte sjellë me autobusëa nga ana e mbanë Kosova, në një klub nate.

Krejt çka kryeministri u ka dhënë të rinjve këtë të diel ishte nga një pije falas në një klub ku të nxihej fryma. Por dikujt nuk i mjaftoi vetëm një pije, prandaj porositë sa shkonte i shpeshtonte.

Dikush mori edhe shishe, vlera e së cilës arrin deri në mijëra euro.

Në një hapësirë ku potencialisht pati shumë të rinj, mosha e të cilëve dyshohet të jetë nën 18-vjeçare ku askush nuk u kujdes të kërkonte dokumentin e identifikiit për të vërtetuar moshën e tyre, duhani shkonte “flakë”.

E pinë mysafirë e zyrtarë të VV-së, ani pse është e ndaluar me ligj në Kosovë.

Sidoqoftë, çmimi i natës së të dielës mund të jetë i lartë duke marrë për bazë numrin e pjesmarrësve, i cili sipas menaxhmentit të diskotekës ka arritur numrin e mbi 2 mijë personave.

Kiksi Kosova ka provuar të kuptojë nëse nata e mbrëmshme u pagua nga VV-ja apo ishte dhuratë nga lokali, por menaxherët e Gate kanë refuzuar të flasin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...