Live

“Një punëtor kishte parë zjarrin”, detaje nga aksidenti në Pavlan të Pejës

08:57 / 02 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e para të së dielës në Pavlan të Pejës.

Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së madhe, ku vetura ka përfunduar në një fushë aty, ku dhe ka shpërthyer në flakë. 

Gazetari korrespondent, Valdrin Daci, tregoi më gjerësisht si ka ndodhur aksidenti në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. 

Ai raportoi se aksidentin e kishte parë një punëtor i ambientit  i cili kishte lajmëruar dhe ekipin e zjarrfikësve. 

“Një person që është punëtor i ambientit, në atë kohë jashtë detyrës zyrtare e ka raportuar zjarrin që e ka parë, te zjarrëfikësit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të intervenuar por fatkeqësisht viktima nuk ka arritur të shpëtoj”, tha Daci.

Shpërndaje në

U Kopjua