Live

Një trup i pajetë gjendet në liqenin e Pogradecit, ende të paqarta shkaqet

10:50 / 06 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një person i moshuar është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit të dielën paradite.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se trupi është zbuluar nga pushuesit pranë bregut, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit gjatë verës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave. Deri më tani nuk dihet nëse vdekja ka ndodhur si pasojë e mbytjes aksidentale apo ndonjë problemi shëndetësor të papritur.

Autoritetet janë duke marrë në pyetje dëshmitarët dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

Shpërndaje në

U Kopjua