Live

Njëzet e katër orë – dy sulme seksuale të raportuara në polici

10:02 / 24 Maj 2023

Nga Kosova Live

Dy sulme seksuale janë rqaportuar në polici për një periudhë 24 orëshe.

Teksa njëri sulm ka ndodhur në Vushtrri të hënën rreht orës 20:30, tjetri ka ndodhur në Gjakovë, tetë orë më pas.

Një ankuese në Vushtrri, shtetase kosovare, ka raportuar se një i dyshuar e ka sulmuar fizikisht dhe ka tentuar ta sulmojë edhe seksualisht.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, të cilin, me vendim të prokurorit, e ka dërguar në mbajtje.

Në anën tjetër, në Gjakovë, një femër ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një i panjohur.

Stacioni Policor në Gjakovë ka realizuar punën operative-hetimore dhe ka arritur të identifikojë të dyshuarin.

Edhe ky i fundit, është arrestuar, intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua