Live

“Nuk po mundem”, Babai i Naim Murselit nuk mund të flas pas përfundimit të seancës

18:04 / 27 Janar 2025

Nga Kosova Live

Babai i Naim Murselit është deklaruar pas mbajtjes së seancës fillestare për vrasjen e Liridona Ademjat.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Kosova Today” , babai i Naim Murselit u përgjigj shkurtimisht, pasi gjendja e tij emocionale ishte e rëndë.

Ai potencoi vetëm: “Nuk po mundem asnjë fjalë, nuk e kam vizituar, jam i shokuar”,  ishin fjalët e tij.

Seanca e gjykimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, është shtyrë për të premten më 31 janar.

Kërkesa e shtyrjes ka ardhur nga avokatët e të pandehurve për shkak të mungesës së disa shkresave të lëndës, të domosdoshme për përfundimin e procedurave gjyqësore.

Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...