Live

Numërohen 95% e kutive të votimit, PS-ja mbi 200 mijë vota më shumë se PD-ja

09:49 / 13 Maj 2025

Nga Kosova Live

Janë numëruar rreth 95 për qind e qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë. Nga numërimi i 49.46 nga 52.25 i QV Partia Socialiste prin me 684.941 ose 52.08 për qind.

Pas saj vjen Partia Demokratike 453.668 ose 34.50 për qind. Epërsia e PS-së në numër votash ka ardhur duke u thelluar dhe është aktualisht në 231 mijë vota avantazh, shkruan Euronews.al.

Në vend të tretë për numër votash është Nisma Shqipëria me 45.897 ose 3.49 për qind, në vend të katërt PSD me 45.613 ose 3.47 për qind. Në vend të pestë renditet Partia Mundësia me 38.689 ose 2.94 për qind.

Shpërndaje në

U Kopjua