Live

Nxehtësi përvëluese, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për kujdes të shtuar

11:59 / 24 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin gjatë këtyre ditëve.

Përmes një njoftimi zyrtar, kjo ministri u bën apel të gjithëve që t’u përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit, raporton Klankosova.tv.

Qëndroni larg të nxehtit

Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit

Pini ujë rregullisht

Shmangni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00

Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura

Limito sasinë e kafeinës dhe alkoolit

Mbajeni shtëpinë e freskët

Nëse keni shenja si: marramendje, djersitje, te vjella, konfuzion etj, drejtohuni për ndihmë mjekësore në Qendrën më të afërt Shëndetësore.

May be a graphic of map and text that says '**** REPUBLIKAE E KOSOVES MINIS TRIA SHENDETESISE Qëndroni larg nxehtit Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit Pini ujë rregullisht Te paktën gotë ore dhe litra në ditë Shmangni ekspozimin direkt diell, nga ora 10:00 deri në 17:00 Vishuni me rroba lehta dhe me ngjyra hapura ប្រាយា Limito sasinë dhe alkoolit kafeinës Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët Nëse keni shenja si: marramendje, djersitje, të vjella, konfuzion, etj ju lutemi drejtohuni për ndihmë mjekësore në Qendrën mẽ afërt Shëndetësore #Mbrohungatemperaturatelarta'

Shpërndaje në

U Kopjua