Live

OKB-ja miraton rezolutën që riafirmon mbështetjen për Ukrainën

18:41 / 24 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar të hënën një rezolutë, të hartuar nga BE-ja dhe Britania e Madhe, për të shënuar përvjetorin, dhe e cila e cila riafirmon “angazhimin e OKB-së për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Një rezolutë, kur miratohet, përdoret për të shprehur zyrtarisht opinionin ose vullnetin e organizatës ndërkombëtare, raporton BBC.

Rezoluta kishte nevojë për mbështetjen e dy të tretave të atyre që votuan për ta kaluar. 93 shtete votuan pro, 18 kundër dhe 65 abstenuan.

SHBA-ja e ka kundërshtuar rezolutën dhe në vend të kësaj ka depozituar të sajën, e cila nuk i referohet mbështetjes së integritetit territoarial të Ukrainës dhe i referohet pushtimit të Rusisë si një “konflikt”.

Shpërndaje në

U Kopjua