Live

“Old Timer Ferizaj”, vetura e para një shekulli zgjidhet më e mira (VIDEO)

21:09 / 24 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Gara që u zhvillua në oborrin e Komunës së Ferizajt të dielën ishte goxha e ngushtë. Aty u zgjodh vetura më e pëlqyer nga qytetarët, organizim ky nga ”Old Timer Ferizaj”.

Këtë vit, interesimi rezultoi të jetë më i madh.

Veç veturave që ishin goxha vite të vjetra, në mesin e tyre kishte dhe meraklinjtë që i kishin dekoruar  mjaft ato. Të tjerë kanë investuar në pjesët e brendshme e deri në detajet më të imëta të tyre.

Megjithatë, ferizajasit zgjodhën kampionen 5 orë më vonë. Aty fitoi vetura e vitit 1926-të, që triumfoi për nga vjetërsia dhe mirëmbajtja.

Shpërndaje në

U Kopjua