Live

Operacioni “Sezoni Veror”: Kapen mbi 2 kilogramë marihuanë, tre në pranga

09:54 / 17 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Tre persona janë arrestuar dje në Prizren, në operacionin e koduar “Sezoni Veror 2025”.

Në këtë aksion janë kapur mbi 2 kilogramë drogë e llojit marihuanë, e cila vlerësohet të jetë rreth 11 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe:

Të holla në vlerë 115)euro;

një peshore elektronike;

disa qese najloni për paketim të substancës narkotike;

një rollne foli najloni për paketim të substancës narkotike;

dy telefona mobilë;

një veturë me targa vendore.

Shpërndaje në

U Kopjua