Live

Osmani: Kjo vizitë flet shumë, Zvicra qëndroi pranë Kosovës në kohë të vështira e po qëndron edhe sot

17:43 / 21 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në konferencën për media pas vizitës së saj në Pallatin Federal të Zvicrës tha se kjo vizitë flet shumë.

Osmani tha se mërgata atje është dëshmia më e mirë e mirënjohjes, duke shtuar se Zvicra qëndroi pranë Kosovës në kohë të vështira e po qëndron edhe sot.

“E bënë këtë pritje edhe më madhështore në sheshin e Bernit, meqenëse vizitat shtetërore janë të rralla, fakti që kjo vizite shtetërore po zhvillohet pikërisht këtu në Zvicër flet shumë për përkushtimin e Zvicrës ndaj partneritetit tonë. Qytetarë të shumtë të mbledhur këtu, shumica pjesëtar të mërgatës sonë, janë dëshmia më e mirë e mirënjohjes. Zvicra qëndroi pranë nesh atëherë dhe qëndron pran nesh edhe sot gjersa ndërtojmë një të ardhme më të sigurtë dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët tanë”, tha Osmani në konferencën për media.

Shpërndaje në

U Kopjua