Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.
“Gjatë takimit, presidentja Osmani dhe znj. Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të ruajtur stabilitetin dhe për të çuar përpara reformat demokratike,” thuhet në njoftimin e Presidencës.
Po ashtu, sipas Presidencës, “në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e delegacionit presidencial të Kosovës në aktivitetet inauguruese të Presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.”
Me këtë rast, presidentja Osmani ka konfirmuar se, “Kosova është e angazhuar dhe e gatshme të vazhdojë thellimin e partneritetit me administratën e re amerikane, bazuar në vlerat e përbashkëta dhe interesat strategjike.”