Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vizitoi sot ushtrimin ushtarak ndërkombëtar Defender Europe ’25, i cili po zhvillohet në territorin e Kosovës dhe është më i madhi i këtij viti i organizuar nga US Army Europe.
Në këtë ushtrim marrin pjesë forcat e armatosura të SHBA-së, vendeve aleate të NATO-s dhe rreth 1000 pjesëtarë të FSK-së.
Presidentja tha se ky ushtrim dëshmon përkushtimin e Kosovës ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, si dhe gatishmërinë e saj për të qenë pjesë e NATO-s. Ajo e quajti këtë pjesëmarrje një kapitull të ri në bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtar të vendit.