Live

Osmani me vlerësimin më pozitiv në vend, 74.5 përqind duan që ajo të mbetet presidente

20:24 / 24 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është liderja me vlerësimin më pozitiv në vend, duke lënë prapa edhe kryeministrin Kurti dhe ish-kreyparlamentarin Konjufca. Osmani la prapa edhe liderët e partive opozitare e figura të tjera politike në vend.

Siç bëjnë të ditura burime të Klan Kosovës brenda institucionit kredibil dhe serioz që e ka kryer hulumtimin, në vlerësimin nga 1 deri në 5, presidentja Osmani është vlerësuar me notën 3.65, që në përqindje i bie 73 përqind mbizotëron mendimi pozitiv për punën e saj.

Bazuar në hulumtim, 74.5 përqind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e presidentes Osmani. Pra, ka rritje të pëlqyeshmërisë prej 63 përqind në 73 përqind.

Sipas raportit, 27.6 përqind janë shumë të kënaqur, 46.9 përqind janë të kënaqur, 20 përqind janë të pakënaqur dhe 5 përqind e tyre janë shumë të pëkënaqur.

Ndërkaq, për një mandat të dytë presidenten Osmani e mbështesin plotësisht 73.4 përqind, pra më shumë se 2/3 e qytetarëve.

Plotësisht e mbështesin 35.1 përqind, kurse 38.3 përqind e tyre e mbështesin deri diku dhe 13 përqind nuk e mbështesin.

Shpërndaje në

U Kopjua