Live

Paga e ushtarakëve në Shqipëri rritet për 23%

21:44 / 02 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur të dielën se nga 1 janari 2025, paga e ushtarakëve rritet me 23% krahasuar me një vit më parë.

Sipas tij, në katër vitet e fundit rritja totale ka arritur nivelin mbi 70%, duke e cilësuar këtë një investim në siguri dhe vlerësim për sakrificën e Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Forcat e Armatosura Shqiptare, më të mirë paguara dhe më të mirë trajnuara. Nga 1 janari 2025, paga e ushtarakëve rritet me 23% krahasuar me një vit më pare. Në 4 vitet e fundit, rritja totale ka arritur mbi 70%. Investim në siguri, vlerësim për sakrificën”, shkruan Vengu

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...