Live

Pagesat direkte për bujqësi, Supremja ia qet në “kungull të kresë” disa nene Faton Pecit

12:28 / 28 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme dhe i ka shfuqizuar disa nene të udhëzimit administrativ të Ministrisë së Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci, sa i përket pagesave direkte për buqjësi për vitin 2025.

Njoftimi është bërë nga Gjykata Supreme e Kosovës përmes një komunikate për media.

Ankesa për këto nene të udhëzimet administrativ në këtë gjykatë, është bërë nga një kompani private e Kosovës

Njoftimi i plotë:

Shpallen të paligjshme dhe shfuqizohen nenet e caktuara të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.04/2025, për Pagesat Direkte në Bujqësi

Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike në konfliktin administrativ sipas padisë së paditëses: “Stonecastle Vineyards & ëinery” Sh.p.k, të cilën e përfaqësojnë sipas autorizimit Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, më avokatët Florin Lata dhe Urim Vokshi, më seli në Prishtinë, kundër të paditurës: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me seli në Prishtinë, të cilën e përfaqëson Nadir Shyqeriu, avokat nga Avokatura Shtetërore nga Ministria e Drejtësisë, me bazë juridike: shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, Udhëzimin Administrativ (MBPZHR) Nr.04/2025, për Pagesat Direkte në Bujqësi për Vitin 2025, në shqyrtimin gjyqësor publik, të mbajtur në praninë e palëve ndërgjyqëse, më datë 14.07.2025, ka aprovuar të themeltë kërkesëpadinë e paditëses: “Stonecastle Vineyards & ëinery” të paraqitur kundër të paditurës: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me seli në Prishtinë.

Shpërndaje në

U Kopjua