Live

Pamje nga aksidenti me fatalitet në Pavlan të Pejës (VIDEO)

08:46 / 01 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të së dielës në fshatin Pavlan të Pejës.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, drejtuesi i veturës e ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një fushë, me ç’rast vetura është përfshirë nga flakët bashkë edhe me viktimën brenda.

Klankosova.tv. ka siguruar pamje nga aksidenti tragjik.

Në pamje shihet zjarr i madh dhe zjarrfikësit duke intervenuar për t’i shuar flakët.

Shpërndaje në

U Kopjua