Një anije me vela stërvitore e Marinës Meksikane, Cuauhtemoc, u përplas me Urën e Bruklinit gjatë një turneu promovues në New York City të shtunën.
Maja e tre direkëve të anijes u përplas në hapësirën ikonike, duke u shembur pjesërisht ndërsa anija lundronte në lumin East, transmeton Klankosova.tv
Të paktën 22 persona u plagosën, tre prej të cilëve në gjendje kritike, në aksident, sipas një deklarate nga Marina Meksikane.
Ndërkohë, kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, tha se 19 persona u plagosën në aksident, katër prej të cilëve rëndë, por ura 142-vjeçare nuk pësoi dëme të mëdha. Shkaku i përplasjes është nën hetime.
Më poshtë pamjet:


