Live

Pantoviq emërohet nënkryetare e Zveçanit

18:03 / 05 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Slagjana Pantoviq është emëruar nënkryetare e Komunës së Zveçanit të hënën.

Vendimi është nënshkruar nga kryetari i komunës, Ilir Peci.

Sipas vendimit, Pantoviq do të ushtrojë detyrën deri në përfundim të mandatit të kryetarit. Pantoviq ishte e vetmja nga komuniteti serb që garoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës më 23 prill. Ajo garoi për kryetare të Zveçanit.

Pantoviqit i ishte ofruar mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve që mori.

Shpërndaje në

U Kopjua